Aktorja 46-vjeçare, Angelina Jolie, është bashkuar me “Amnesty International” dhe avokaten e të drejtave të njeriut Geraldine Van Bueren për të shkruar një libër të titulluar "Knoës your rights and claim them: A guide for youth", i cili shpreson se do të ndihmojë në inkurajimin e të rinjve për t'i dalë zot vetes përballë padrejtësisë.
"Shumë fëmijë janë në rrezik në të gjithë botën dhe ne thjesht nuk po bëjmë sa duhet. Këto janë të drejtat e tyre, të vendosura vite më parë bazuar në atë që do t'i bënte ata të rritur të shëndetshëm, të balancuar, të sigurt dhe të qëndrueshëm", ka thënë ajo.
Jolie gjithashtu dëshiron që libri të ndihmojë qeveritë të mbajnë mend premtimin e tyre të bërë prej kohësh për të mbrojtur shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve.
"Njihni të drejtat tuaja dhe pranoni ato" përshkruan të drejtat që u ishin premtuar fëmijëve në Konventën e OKB -së, nxjerr në pah punën e aktivistëve të rinj si Greta Thunberg dhe Malala Yousafzai, dhe i mëson lexuesit se si të qëndrojnë në këmbë për veten e tyre.
Dhe Angelina - e cila shërben si e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët - ka këmbëngulur se ajo është tronditur kur mësoi se sa fëmijëve nuk u janë dhënë të drejtat që u ishin premtuar.
Duke folur për Reuters pas shpalljes së librit të saj, ajo tha: "Kjo më zemëroi dhe më bëri të filloj të pyes se çfarë do të thotë kjo? Pra, për secilin vend, cila është kjo ide, ju keni të drejtën për një arsimim ... por atëherë pse kaq shumë fëmijë janë jashtë shkollës? Pse vajzat në Afganistan po dëmtohen nëse shkojnë?”.