Ylli i njohur i muzikës, Lorde, ka ndarë të premten hollësi nga albumi i saj i ri “Solar Power” dhe nga turneu i ardhshëm australian, i planifikuar që të mbahet vitin e ardhshëm.
Këngëtarja 24-vjeçare nga Zelanda e Re ka pasur të premten një bashkëbisedim me korrespondentin për shoubiz të revistës “Sunrise”, Steve Hargrave, nëpërmjet Zoomit.
Ajo me këtë rast ka shpalosur hollësi nga “Solar Power”, albumi i saj i tretë pas “Melodrama” (më 2017) dhe “Pure Heroine” (më 2013).
Gjatë intervistës korrespondenti Steve theksoi se Lorde më herët e kishte përshkruar “Solar Power” si “album i adhurimit të diellit”.
“Me të vërtetë kështu kam thënë”, pranoi ajo. “Kjo është festë për botën natyrore dhe ndihem sikur kam pasur shumë epifani si në lindje të diellit ashtu edhe në perëndim”.
Intervistuesi gjithashtu nuk mundi të mos e vinte në dukje faktin se paraqitjet televizive të superyllit të “Kiwi” ishin të rralla, ani pse ajo njihet se e “shmang vëmendjen” kur publikon albume.
Lorde ka thënë se ndihej ndryshe rreth publikimit të albumit të tretë, ngase kësaj radhe është shumë optimiste.
“Pjesa më e madhe e albumit është plot gëzim, e pakujdesshme dhe festive, por ka edhe ato anë që janë më shumë soditëse - unë duke i bërë këto pyetjet e mëdha për veten dhe botën tonë”, ka thënë ajo. Biseda pastaj u kthye me frymëzimet e Lordes për “Sun Power”, përfshirë Robbie Williamsin, S Club 7 dhe Natalie Imbruglian.
Këngëtarja ka thënë se kishte dëgjuar pa pushim këngën e Imburglias “Torn” nga viti 1997, teksa po e shkruante “Solar Power”.
Ajo ka theksuar se kënga ngërthente një “ekuilibër të shkëlqyeshëm” të tingujve “natyralë dhe organikë”, teksa ishte gjithashtu një “këngë e madhe pop”.
Lorde pastaj ka folur për turneun e saj të ardhshëm në Australi, të planifikuar për vitin e ardhshëm. Ajo ka thënë se Australia është një nga vendet e saja të preferuara për të kënduar dhe se mezi pret që fansat ta kenë mundësinë që të shkojnë përsëri në koncerte sapo të përfundojë izolimi shkaku i COVID-19.
Albumi i ri i Lordet “Solar Power” është publikuar të premten.