Një grua e cila kishte lidhje gjashtë mujore me këngëtarin e muzikës R&B, R.Kelly kur ishte vetëm 16-vjeçare, u tha gjykatësve se ai e kishte sulmuar fizikisht atë, pas një grindjeje.
Jerhonda Pace, tani 28 vjeç, ka deklaruar po ashtu gjatë seancës gjyqësore, se ylli i muzikës kishte xhiruar teksa ata kishin marrëdhënie seksuale.
Pace ishte dëshmitarja e parë në gjykimin ndaj R.Kellyt, në akuzat për shantazh, abuzim seksual dhe ryshfet, që po zhvillohet në Brooklyn të New Yorkut.
Mirëpo, këngëtari amerikan është deklaruar i pafajshëm në akuzat që rëndojnë ndaj tij. Avokati i tij, ndërkohë, e ka përshkruar dëshmitaren Pace si një grup që e kishte përndjekur R.Kellyn, gjë të cilën ajo e mohoi.
Ajo ka thënë gjatë seancës gjyqësore se R.Kelly kishte insistuar që ajo të vishej si një vajzë skautiste, derisa nisi të qajë teksa lexonte me zë ditarin e saj në gjykatë ku shkruhej: Rob me goditi me shpullë tri herë. Nëse e gënjej përsëri, nuk do të jetë një dorë e hapur herën tjetër.
R. Kelly - emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly - përballet me akuzat se ai ishte drejtuesi i një skeme dy -dekadëshe, ku ai rekrutonte gra dhe vajza të mitura për seks.
Nëse ai shpallet fajtor në të gjitha akuzat, ai mund të dënohet me burgim për disa dekada.
Këngëtari është i njohur për hitet e tij “I Believe I Can Fly” dhe “If I Could Turn Back the Hands of Time”.
Pace është njëra prej akuzueseve të shumta, të cilat pritet të dëshmojnë në muajt e ardhshëm në gjykimin ndaj tij.
Ndërkohë, prokurorët kanë deklaruar se këngëtari ka përdorur truprojat, shoferët, avokatët dhe kontabilistët e tij për t’ia mbuluar krimet e supozuara dhe se i ka korruptuar viktimat duke i fotografuar dhe xhiruar teksa kryente me to marrëdhënie seksuale.
Ai është duke u mbajtur në burg që dy vjet ndërkohë që është zhvendosur nga Chigago për në Brooklyn për gjykim.