Showbiz

Fëmijët e Daniel Craigut nuk do ta trashëgojnë pasurinë e tij

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Aktori 53-vjeçar, Daniel Craig, i cili e ka një vajzë me bashkëshorten Rachel Weisz dhe një vajzë tjetër me ish-gruan e tij, Fiona Loudon, beson që trashëgimia e pasurisë nga prindërit është diçka e pakëndshme, dhe thotë se nuk planifikon që milionat e tij t’ua lërë fëmijëve.

Duke folur për revistën “Candis”, aktori Craig tha: “A nuk ekziston një shprehje e vjetër që thotë se nëse vdes si person i pasur, atëherë ke dështuar në jetë? Mendoj se sipërmarrësi amerikan Andrew Carnegie e kishte dhuruar pasurinë e tij 11 miliardë dollarëshe, çka tregon sa i pasur kishte qenë sepse mendoj se një pjesë të të hollave i ka mbajtur për vete. Por, unë nuk dua t’u trashëgojë shuma të mëdha parash fëmijëve të mi. Mendoj se trashëgimia e pasurisë nga prindërit është diçka e pakëndshme. Filozofia ime është që ta harxhosh ose dhurosh këtë pasuri, para se të vdesësh”.