Aktori i shpërblyer me “Oscar”, Michael Keaton, e luan rolin e një avokati i cili i heton pasojat e 11 shtatorit dhe dëmshpërblen viktimat, në dramën e re të Netflixit me titull “Worth”.
Keaton e portretizon Kenneth Feinbergun në filmin e ri të regjisores, Sara Colangelo, i cili bazohet në ngjarje të vërteta të cilat kanë ndodhur pas themelimit të fondacionit, “September 11th Victim Compensation Fund”, nga Kongresi Amerikan.
Krahas Keatonit në këtë projekt luajnë edhe yjet, Amy Ryan, Stanley Tucci, Marc Maron, Tate Donovan, Laura Benanti dhe të tjerë.
Filmi “Worth” do të fillojë së transmetuari në Netflix nga 3 shtatori i këtij viti.
Ndërkohë, në lajme të tjera, Michael Keaton pritet që shumë shpejtë ta përsëris rolin e superheroit, Batman, në projektin e radhës “The Flash”. Për herë të parë ai e kishte portretizuar këtë personazh në vitin 1989, në filmin e regjisorit Tim Burton dhe sërish në vitin 1992 në filmin “Batman Returns”.
Filmi i ardhshëm i regjisorit Andy Muschietti, “The Flash”, e sjellë Keatonin krahas aktorit Ezra Miller, i cili e luan rolin protagonist. Ngjarja fokusohet në rikthimin në kohë të Barry Allenin, ndryshe i njohur si The Flash, për ta parandaluar vrasjen e nënës së tij. Aksidentalisht ai e krijon një tjetër univers të mbrojtur nga Batmani, i cili vjen i portretizuar nga Michael Keaton.
Aktualisht studioja “DC Films” planifikon që projektin “The Flash” ta publikojë nëpër kinematë botërore, më 4 nëntor të vitit 2022.