Showbiz

Lizzo bashkëpunon me reperen Cardi B në këngën e re “Rumors”

Cardi B do të përfshihet në këngën e re të Lizzos të cilën e sjellë pas dy vjetësh.

Projekti me titull “Rumors” pritet të publikohet të premtën më 13 gusht.

Lizzo e ndau lajmin e mirë përmes postimit të një klip në rrjetet sociale, ku ajo shihet duke biseduar përmes një videolidhjeje me reperen e famshme, Cardi B.

Kënga “Rumors” e shënon projektin e parë muzikor nga Lizzo, prej lansimit të albumit të shpërblyer me çmim “Grammy”, “Cuz I Love You”, në vitin 2019. Ky incizim përfshinte këngë të tilla si “Juice” dhe bashkëpunimi me rep artisten Missy Elliott, “Tempo”.

Muajin e kaluar, këngëtarja i informoi ndjekësit e saj në rrjetet sociale se tashmë është kthyer në studio incizuese, dhe po punon me producentin e njohur muzikor, Mark Ronson, në krijimin e albumit të ri.

Këngëtarja e njohur amerikane, ua ka premtuar adhuruesve një epokë të re për të dhe muzikën e saj, teksa e ka përshkruar albumin e ardhshëm, si inkurajues, argëtues dhe më se të nevojshëm për këtë periudhë kohore nëpër të cilën po kalojmë.

“Muzika e re do të jetë shumë pozitive, inkurajuese, argëtuese dhe goxha e nevojshme. Unë po bëjë muzikë të cilën kam nevojë ta dëgjojë, pas vitit të tmerrshëm që e kemi kaluar”, kishte deklaruar këngëtarja.

Ndër të tjera, Lizzo e ka pranuar se në një të ardhme të afërt, do t’i pëlqente shumë të bashkëpunojnë në ndonjë këngë me yjet, Harry Styles dhe Rihanna.

Ndërkohë, kënga “Rumors” e shënon projektin e radhës bashkëpunues të rep artistes, Cardi B, në këto dy vjetët e fundit. Gjatë vitit 2020 ajo u bë bashkë me reperen, Megan Thee Stallion, në realizimin e hitit “WAP” i cili shënoi suksese të jashtëzakonshme në toplistat dhe platformat muzikore. Ajo gjithashtu u bë pjesë e videoprojekitit të këngëtares latine Anitta, “Me Gusta”. Kurse gjatë këtij viti ajo është përfshirë në këngët “Bug Paper”, nga DJ Khaled, “Type Shit” nga grupi “Migos” dhe “Wilde Side” nga Normani.

Në muajin shkurt, Cardi po ashtu e publikoi solo projektin me titull “Up”. Kjo këngë bashkë me hitin “WAP”, do të jenë pjesë e albumit të ardhshëm të reperes së incizuar në studio.