Reperi dhe aktori i njohur amerikan, Ludacris dhe bashkëshortja e tij Eudoxie Bridges, e kanë konfirmuar lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së porsalindur, Chance Oyali Bridges.
Së bashku çifti e ka edhe një vajzë pesë vjeçare të quajtur, Cadence.
Eudoxie e postoi një fotografi të foshnjës në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin: “Vajza jonë Chance Oyali Bridges lindi dy javë para kohës, dhe jemi të bekuar që jemi bërë me një tjetër engjëll të bukur të cilën e kemi pagëzuar sipas gjyshes sime të ndjerë”.
Ludacris, i cili nga lidhjet e mëparshme i ka edhe tre fëmijë tjerë, Cai, Karma dhe Shaila, së bashku me gruan e tij Eudoxie e kishin konfirmuar lajmin e shtatzënisë në maj të këtij viti.
Në të kaluarën, reperi dhe aktori i famshëm e kishte pranuar se e ka të vështirë të flas me fëmijët e tij për racizmin.
“Unë vet jam prind dhe mendoj që fëmijët janë ende të ndikueshëm, prandaj është e vështirë të bisedojë me ta për gjërat që po ndodhin sot. Çdokush është duke kërkuar përgjigje për gjëra negative që po ndodhin në vendin tonë, veçanërisht gjeneratat e reja të cilët mendoj se duhet t’i sigurojmë dhe t’i pasurojmë me informacione të sakta, sa më shumë që është e mundur”.
Tutje, Ludacris kishte deklaruar se është i kënaqur me ndryshimet pozitive që tashmë kanë filluar të ndodhin, pas protestave antiracizmit në SHBA dhe anembanë botës.
Ludacris gjatë karrierës së tij muzikore ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të njohur të skenës, kurse sa i përket karrierës së tij filmike, projekti i fundit në të cilin ka luajtur është filmi rekordthyes në arkat filmike, “Fast and Furious 9”.