Showbiz

Bateristi i “Rolling Stones” do të mungojë në turneun e ardhshëm të grupit

Bateristi i grupit të famshëm “Rolling Stones”, Charlie Watts do të mungojë në turneun e radhës të “No Filter” të bendit, i cili do të zhvillohet nëpër Amerikën Veriore.

Lajmi për mungesën e tij në turne ka ardhur pak pasi Watts kishte mbushur 80 vjet dhe i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një problemi shëndetësor i cili nuk është bërë i ditur.

Një zëdhënës i grupit ka lëshuar një deklaratë për media në Twitter ku thuhet se bateristi ka nevojë të pushojë dhe ta rimarrë vetën.

“Charlie ka pasur një ndërhyrje e cila ishte e suksesshme, mirëpo mjekët e tij konstatuan këtë javë se ai ka nevojë për pushim dhe rikuperim.

Watts është pjesë e grupit “Rolling Stones” që nga viti 1963.

Ndërkohë, turneu “No Filter” do të nisë më 26 shtator në St.Louis dhe do të vazhdojë të godas edhe në Dallas, Atlanta, Los Angeles dhe Las Vegas. Planet për turneun i cili do të përfshijë 15 qytete ishin shtyrë për shkak të pandemisë, në vitin 2020.