Showbiz

Reese Witherspoon e ka shitur kompaninë e saj filmike për gati 1 miliard dollarë

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Aktorja e famshme hollywoodiane, Reese Witherspoon, e ka shitur kompaninë e saj për më shumë se 900 milionë dollarë.

Ylli i filmave “Legally Blonde”, e themeloi kompaninë filmike “Hello Sunshine” në vitin 2016, me qëllim të krijimit të më shumë dramave të fokusuara në personazhe gra, të tilla si seriali “Big Little Lies”. Por tani aktorja ka vendosur t’ia shes biznesin e saj kompanisë mediale, “Blackstone Group Inc”, e cila udhëhiqet nga ish-shefat e “Disney”, Kevin Mayer dhe Tom Staggs.