Showbiz

Woody Harrelson me performancë të shkëlqyer në filmin e ri “Venom”

 

Është publikuar traileri i ri i filmit “Venom: Let There By Carnage”, dhe në të zbulohet për herë të parë personazhi negativ i portretizuar nga aktori, Woody Harrelson.

I njohur me emrin Carnage apo Cletus Kasady, ky personazh u prezantua shkurt në sekuencat e fundit të filmit të parë, “Venom”. Kurse tani, traileri i ri i filmit të ardhshëm e tregon jo vetëm origjinën e tij, por edhe çfarë mund të pritet nga fuqitë e tij shkatërruese.