Showbiz

Gerard Butler po i paditë producentët e filmit “Olympus Has Fallen”

Descriptive Text

Aktori i njohur hollywoodian, Gerard Butler, po i paditë producentët e filmit “Olympus Has Fallen” për 10 milionë dollarë.

Ylli i kinematografisë tashmë ka ngritur padi kundër kompanisë, “Nu Image and Millennium Films”, me ç’rast pretendon se ata ia kanë borxh afërsisht 10 milionë dollarë nga të ardhurat e fituara nga filmi aksion i vitit 2013.

Ueb faqja “Deadline” ka raportuar se padia është ngritur të premtën më 30 korrik, në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit, nën pretentimet për kryerje të mashtrimit, shkelje të kontratës, mirëbesimit dhe marrëdhënieve të drejta.

Padia pretendon se kompania “Nu Image dhe Millennium Films” i ka nënvlerësuar faturat dhe fitimet e tyre me mbi 11 milionë dollarë, përfshirë edhe dështimin për t’i raportuar rreth 8 milionë dollarë pagesa për drejtuesit e lartë të prodhuesve. Shifrat bazohen në një kontroll të pavarur të kryer nga Butler dhe ekipi i tij ligjor.

Sipas dokumenteve ligjore të dorëzuara në gjykatë, producentët e fillmit “Olympus Has Fallen” kanë fituar dhjetra miliona dollarë nga ky projekt, por po refuzojnë t’ia paguajnë Butlerit të hollat që i janë premtuar në marrëveshjen e arritur mes dy palëve.

Filmi “Olympus Has Fallen” u lansua në mars të vitit 2013, duke i arkëtuar 170 milionë dollarë në arkat filmike botërore, kurse realizimi i tij kishte kushtuar gjithsej 70 milionë dollarë. Pas tij ishte realizuar vazhdimi i dytë me titull, “London Has Fallen”, i cili u lansua në vitin 2016 dhe i arkëtoi gjithsej 206 milionë dollarë. Kurse më 2019 u publikua edhe vazhdimi i tretë i këtij projekti, “Angel Has Fallen”, i cili në arkat filmike botërore i arkëtoi gjithsej 146 milionë dollarë.

Në tre filmat e lartëpërmendur, Butler e luan rolin protagonist të agjentit të Shërbimit Sekret, Mike Banning, i cili duhet ta shpëtojë presidentin amerikan nga atentatet për ta vrarë atë.

Në vitin 2019 u paralajmërua lansimi i edhe tri vazhdimeve të reja të këtij filmi, me ç’rast u bë e ditur se Butler do ta përsëriste rolin e tij. Mbetet të shihet nëse fakti se aktori ka vendosur t'i paditë producentët e këtij projekti, do t’i kushtojë me humbjen e punës.

Beteja ligjore e aktorit Butler kundër producentëve hollywoodian, vjen në të njëjtën javë kur ylli i kinematografisë, Scarlett Jonasson awsuit comes the same week Scarlett, ngriti padi kundër kompanisë “Disney” të cilët po i akuzon për shkelje të kontratës, kjo pas vendimit të tyre për ta lansuar filmin “Black Widow” nëpër kinema dhe në platformën “Disney+”, në të njëjtën kohë. Kompania gjigante e filmit i është përgjigjur padisë së aktores Johansson, duke e quajtur atë një veprim të trishtë dhe stresues.