Showbiz

Ryan Reynolds dhe Blake Lively të dashuruar si në ditën e parë

Ata kanë qenë së bashku për gati 10 vjet dhe Ryan Reynolds dhe Blake Lively ende po e mbajnë të gjallë atë shkëndijë. Ylli i “Deadpool”, 44 vjeç dhe bashkëshortja e tij 33-vjeçare dolën në takim të shtunën në “O Ya” në Boston, një restorant që Blake tha se luajti një rol integral në lidhjen e tyre.

Çifti i lumtur është martuar që nga viti 2012 dhe aktualisht ka tri vajza të quajtura James, Inez dhe Betty. “10 vjet më vonë. Ne ende dalim në “takimin tonë të parë”. Por me këpucë shumë më të rehatshme”, ka postuar Blake në Instagram.

Reynolds kishte veshur një këmishë të kaltër teksa ishte në shoqërinë e bashkëshortes. Ylli “6 Underground” gjithashtu kishte veshur një palë pantallona të hollë dhe një palë atlete “Nike”.

Lively kishte veshur një fustan elegant me pika-pika që qëndronte i hapur në pjesën e poshtme. Ajo kishte mbathur një palë sandale të zeza dhe të rehatshme.

Lively ka publikuar një fotografi të Reynoldsit duke ecur jashtë restorantit dhe shkroi një mesazh të shkurtër për t'i njoftuar fansat e saj për rëndësinë e vendit për çiftin. Ajo ka theksuar: “Po të mos ishte ky vend ne nuk do të ishim bashkë. Pa shaka. Asnjë restorant nuk do të thotë më shumë për ne”. Aktori i ka publikuar dy selfie me bashkëshorten, njëra prej të cilave u dha ndjekësve të tij një pamje më të gjerë të të dyve dhe ai e shpjegoi arsyen e ripostimit të fotografisë.

“I preva vathët e bukur të gruas sime. Më ka stërvitur më mirë se kaq. Më falni nëse e zhgënjeva dikë”, shkroi ai. Çifti tani i martuar u takua fillimisht kur të dy u bënë aktorë kryesorë në filmin e vitit 2011, “Green Lantern”. Në atë kohë Reynolds ishte martuar me bashkëshorten e parë, Scarlett Johansson, megjithëse të dy përfundimisht u shkurorëzuan atë vit. Lively ishte gjithashtu në një lidhje të gjatë me kolegun e saj nga “Gossip Girl”, Penn Badgley, me të cilin u nda në vitin 2010. Blake dhe Ryan filluan të takoheshin më 2011 dhe gjërat rrodhën shpejt me lidhjen e tyre, pasi u martuan vitin tjetër.