Billie Eilish thotë se Justin Bieber e ka ndihmuar ta menaxhojë famën
Këngëtarja Billie Eilish ka folur për herë të parë haptas për marrëdhënien që ka me mentorin e saj, këngëtarin e famshëm Justin Bieber.
Artistja 19-vjeçare e hitit “Bad Guy” ka folur për “The Mornin Mash Up” rreth albumit të saj më të ri, duke shtuar se Bieber, 27-vjeçar e ka ndihmuar atë që ta menaxhojë famën, derisa vazhdon të thyejë rekorde në industrinë e muzikës.
E pyetur nga moderatorët e emisionit, nëse ajo do të realizojë ndonjë këngë së bashku me Bieber, Eilish ka qeshur duke thënë se “Ai është njeriu më i ëmbël ndonjëherë”.
“E dua. Ai është një shok shumë i mirë. Më ka ndihmuar shumë, sidomos në aspektin e menaxhimit të famës”, është shprehur Eilish.
Bieber ndërkohë kishte folur më parë rreth nevojës së tij që të mbronte Eilishin, duke thënë se ndihet përgjegjës që të përcjellë yjet e reja teksa fama e tyre rritet.
“Do ta lejojë të bëjë gjërat e saj dhe nëse ndonjëherë i nevojitem, unë do të jem këtu për të. Unë dua ta mbrojë atë. Nuk dua që ajo t’i kalojë ato që kam kaluar unë”, kishte deklaruar Bieber.
Eilisht dhe Bieber ishin takuar për herë të parë në vitin 2019 në Coachella.