Showbiz

Mjekroshi që i dha ngjyrë rockut

Dusty Hill, fjalëpaku mjekrosh që ishte njëri nga tre anëtarët e “ZZ Top”, i ranguar në mesin e rockgrupeve më të zëshme të viteve ‘80, ka vdekur në shtëpinë e tij në Houston. Qe 72-vjeçar
 

Bendi u bashkua në vitin 1979 me publikimin e “Degüello”, albumin e tyre të parë që arriti platinumin. Për herë të parë Gibbons dhe Hill rritën mjekrat e tyre. Ishte shenjë se ata do të shkonin përtej rrënjëve të tyre të Teksasit kur shtuan tingujt e New Wawe, me Hillin që gjithashtu luante në sint

Bendi i njohur për përzierjen e rockut me blues ishte një prej akteve më të fuqishme të viteve ‘80, duke shitur më shumë se 50 milionë kopje të albumeve. Dusty Hill, fjalëpaku mjekrosh që ishte njëri nga tre anëtarët e “ZZ Top”, i ranguar në mesin e rockgrupeve më të zëshme të viteve ‘80, ka vdekur në shtëpinë e tij në Houston. Qe 72-vjeçar.

Kumtin për vdekjen e tij e dhanë dy anëtarët e mbetur të grupit, Frank Beard dhe Billy Gibbons. Në postimet e tyre nëpër rrjetet sociale, nuk kanë treguar për shkaqet dhe kohën e vdekjes së tij.