Showbiz

Filmi “The Last Duel” i bashkon yjet Matt Damon dhe Ben Affleck

Yjet e filmit “Good Will Hunting”, Matt Damon dhe Ben Affleck, po ribashkohen në ekran të madh për herë pas 24 vjetësh.

Studioja filmike “20th Century” e ka publikuar trailerin e parë të filmit të ardhshëm, “The Last Duel”, i cili do të filloj së shfaquri për publiku në vjeshtë të këtij viti.

Me regji të Ridley Scottit, filmi i zhanrit dramë kthehet prapa në kohë në vitin 1386, dhe bazohet në dyluftimin e fundit të zhvilluar në Francë. Ai e rrëfen historinë e kalorësit Jean de Carrouges, i cili e akuzon mikun e tij Jacques LeGris për përdhunimin e bashkëshortes së tij, Marguerite de Carrouges. Për ta vendosur këtë mosmarrëveshje, Mbreti Charles VI, i urdhëron dy burrat të dalin në dyluftim, me ç’rast personi që shpëton i gjallë do të shpallet fitues sipas vullnetit të Zotit.

Projekti bazohet në librin e vitit 2004 të autorit Eric Jager, “The Last Duel: A True Story of Trial by Combat in Medieval France”. Skenarin e tij e kanë bashkëshruar aktorët, Damon dhe Affleck, duke e shënuar edhe bashkëpunimin e tyre të parë nga viti 1997, kur u lansua filmi i tyre mjaft i suksesshëm “Good Will Hunting”.

“The Last Duel” do të lansohet nëpër kinema më 15 tetor të këtij viti, dhe në rolet kryesore i sjell aktorët: Jodie Comer, Matt Damon, Ben Affleck, Adam Driver dhe të tjerë.