Showbiz

Kanye West zbulon albumin e ri

Kanye West zbuloi albumin e tij të 10-të në studio, "Donda", përpara një turme të mbushur me njerëz në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta. Albumi i tij u emërua pas nënës së tij, Donda West, e cila vdiq në moshën 58 vjeç pas ndërlikimeve të operacionit plastik më 2007.

Disa nga emrat e mëdhenj që morën pjesë në këtë ngjarje ishin Rick Ross, Khloe Kardashian dhe gruaja e tij Kim Kardashian West, e cila u paraqit me një kominoshe të kuqe me fëmijët e tyre, shkruan AP.

Ndryshe nga koncertet tipike të Westit me energji të lartë, ai u shfaq më i butë këtë herë. Ai e la muzikën e tij të fliste ndërsa shumica e të pranishmëve dëgjonin në heshtje dhe duartrokisnin në fund të çdo pjese të albumit të tij, të planifikuar për t’u lëshuar të premten.