Dr. Dre do të detyrohet t’i paguajë më shumë se 3,5 milionë dollarë në vit ish-bashkëshortes së tij, Nicole Young, si përkrahje bashkëshortore.
Një gjykatë e Los Anxhelosit ka urdhëruar manjatin 56-vjeçar të muzikës, që t’i paguajë Nicoles 51-vjeçare, nga 293,306 dollarë secilin muaj, t’i mbulojë shpenzimet e shtëpive të tyre në Malibu dhe në vargmalet e Paqësorit, e po ashtu të kujdeset për sigurinë shëndetësore të saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëveshja do të qëndrojë në fuqi derisa Nicole të rimartohet ose t’i hyjë një lidhjeje të re ose derisa gjykata ta shfuqizojë atë.
Ish-çifti i famshëm kanë dy fëmijë së bashku, djalin Truce 24-vjeçar dhe vajzën Truly 20-vjeçare.
Vendimi i ri i gjykatës vjen më shumë se një muaj pasi reperi i famshëm amerikan ishte deklaruar beqar. Ndërkohë, Nicole e kishte akuzuar producentin muzikor për abuzim fizik dhe emocional gjatë lidhjes, gjë të cilën Dre e ka mohuar.