Showbiz

Koreani që qëndron prapa efekteve speciale të apokalipsit me zombi

Descriptive Text

Hwang Hyo-kyun “mashtron” njerëzit për të jetuar. Sa më shumë që audienca e vëren punën e tij, do të thotë se aq keq e ka kryer punën.

"Fakti që ne mund të bëjmë që një audiencë të bindet nga realizmi i ngjarjes dhe të përqendrohet në të... (kjo) është ajo që i bën efektet speciale kaq interesante", tha ai.

Hwang është themeluesi dhe “Technical ART Studio CELL”, kompania kryesore e efekteve speciale dhe makijazhit të Koresë së Jugut, të cilën ai e filloi në 2003, shkruan CNN.

Ai ka punuar në efektet speciale, rekuizitat dhe makijazhin për qindra filma dhe shfaqje televizive. Kjo përfshin shumë nga filmat më të shquar të Koresë së Jugut, si "Train to Busan" dhe vazhdimi i "Peninsulas", si dhe rekuizitat dhe makijazhi në filmat e Bong Joon-hos "Okja" dhe"Parasite".

Image
"CELL" krijoi përbindëshin në filmin "Sweet Home."

Efektet më të fundit të Hwangut do të shfaqen në pjesën tjetër të serisë popullore koreano-jugore në Netflix me zombi, "Kingdom" - një shfaqje që ai beson se e nisi atë dhe ekipin e tij “CELL” në famën për efekte speciale.

Image
"CELL" po krijon kostumet hapësinore dhe pajisjet për seritë "The Silent Sea", një histori mbi një ekip që viziton Hënën.
Image

Pjesë nga filmi "Kingdom"