Tashmë është publikuar traileri i vazhdimit të radhës së komedisë romantike, “The Kissing Booth 3”, me ç’rast kryepersonazhet Elle, Noah dhe Lee, e huazojnë shtëpinë e pushimeve të prindërve të tyre për të organizuar një ndejë verore me shoqëri, që njëkohësisht do të jetë hera e fundit që tre do të jenë së bashku.
Elle e cila sapo ka diplomuar nga shkolla e mesme, ndihet në presion për të vendosur se ku dëshiron t’i vazhdojë studimet tutje, në Harvard me të dashurin e saj Noah, apo në UC Barkley me mikun e saj të ngushtë Lee.
Pjesë e filmit janë edhe dy personazhet e reja nga vazhdimi i dytë, Chloe, e cila vjen në rolin e mikeshës së afërt së cilës Noah ia beson të gjitha sekretet, dhe Marko, djaloshi i cili bie në dashuri me protagonisten Elle dhe i cili është i sigurt se ai është personi i duhur për të.
Në këtë vazhdim të tretë rolet i përsërisin aktorët: Joey King, Jacob Elordi, Joel Courtney, Maisie Richardson-Sellers dhe Taylor Zakhar-Perez, derisa filmi i famshëm për të rinj, “The Kissing Booth 3”, do të lansohet në platformën Netflix më 11 gusht të këtij viti.