Showbiz

Kanye West dhe Irina Shayk nuk janë ndarë

Kanye West dhe Irina Shayk po vazhdojnë të jenë në lidhje, pavarësisht raporteve dhe thashethemeve se ata janë ndarë.

Burime të afërta me çiftin kanë thënë për TMZ-në se ata janë ende bashkë, ashtu siç kanë qenë për muaj të tërë.

West dhe Shayk kanë qëndruar së bashku edhe me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Për lidhjen mes reperit dhe supermodeles ishte raportuar në muajt e fundit, pak kohë pasi West ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian me të cilën ka katër fëmijë.

Ndërkohë, Irina ka një vajzë 4-vjeçare me aktorin e Hollivudit, Bradley Cooper.