Këngëtarja e njohur e “Spice Girls”, Emma Bunton, ka zbuluar se është martuar në fshehtësi të plotë me partnerin e saj, Jade Jones. Këtë lajm, ajo e ndau në rrjete sociale ku publikoi foto e veshur me fustan të bardhë të shkurtër teksa pozonte krah bashkëshortit.
Emma dhe Jade janë bashkë prej më shumë se 20 vjetësh dhe ylli i grupit të famshëm u fejua në vitin 2011. Ata kanë dy djem, Beau, 13 vjeç dhe Tate, 10 vjeç. Gjatë një interviste të dhënë më parë, këngëtarja pati konfirmuar dasmën private.
Përsa i përket grupit “Spice Girls”, anëtaret po mendojnë për një vazhdim të filmit të tyre të vitit 1997, Spice World. Grupi me famë botërore që u nda në vitin 2000, flitet se i është drejtuar një skenaristi të njohur për filmin e dytë për të shënuar 25-vjetorin.
Melanie C, Emma Bunton dhe Mel B janë pajtuar për këtë, ndërsa po shpresojnë shumë që edhe Victoria Beckham të bëhet pjesë, pasi refuzoi ribashkimin në turneun e tyre të fundit.
“Është ende në fazat e hershme por ata po flasin me emra në biznes, gjë që dëshmon se e kanë marrë seriozisht rikthimin në ekranin e madh”, tha një burim i afërt për “The Sun”. \iconstyle