Showbiz

Vdiq në moshën 85-vjeçare aktori Robert Downey

Kineasti dhe aktori i famshëm Robert Downey ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Djali i tij, aktori Robert Downey Jr., e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram, duke njoftuar se i ati ka vdekur të martën që shkoi, derisa po flinte në shtëpinë e tij në New York.

Ai ishte i diagnostifikuar me sëmundjen e Parkinsonit qe më shumë se pesë vjet.

“Ai ishte një kineast i vërtetë. Sipas kalkulimeve të njerkës sime, ata ishin të lumtur bashkë në një martesë e cila zgjati për më shumë se 2,000 vjet”, ka shkruar Downey Jr.

Downey ishe një fytyrë e famshme e Hollivudit i cili bëri emër me fimat “Putney Swope” dhe “Greaser’s Palace”. Ai po ashtu ka aktruar në filmin “To Live and Die in L.A.”.