Showbiz

Rita Ora e Taiki Waititi bëjnë daljen e parë publike si çift

Descriptive Text

Ndonëse shpeshherë janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, dhe regjisori i famshëm Taika Waititi kurrë më parë nuk e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre.

Megjithëkëtë, këngëtarja me famë botërore dhe regjisori kanë realizuar daljen e parë publike në një ngjarje që Ora e organizoi me rastin e 4 Korrikut.

30-vjeçarja kishte zgjedhur që në këtë organizim ta vishte një fustan në kombinim të ngjyrave rozë dhe të artë, ndërsa regjisori i filmit “Thor: Love and Thunder” kishte veshur një këmishë me ngjyra që i kombinohej me pantallonat e zinj dhe bartte një palë syze dielli.

Ora ka postuar një seri fotografish në llogaritë e saja në rrjetet sociale pas organizimit.

“Faleminderit të gjithë miqve të mi që erdhën në festën time @prosperotequila #4 Korrik.”, ka shkruar Ora, në mesazhin që i shoqëroi fotografitë.

Ora dhe Waititi kishin nisur shoqërimin gjatë kohës kur këngëtarja ndodhej në Australi për garën e këndimit “The Voice”.

Disa javë më parë, Ora ishte bërë kryelajm i mediave rozë shkaku se bashkë me Waititin ishte fotografuar në momente intime që dyshja kishte ndarë me një tjetër vajzë.

Në fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, Ora shihej e përqafuar me Waititin dhe aktoren Tessa Thompson. Ndërsa disa pamje të publikuara më vonë e shpërfaqnin regjisorin teksa puthej me Orën dhe në të njëjtën kohë edhe me Thompsonin.