Showbiz

Cardi B do të rikthehet në filmin “Fast and Furious 10”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Rep artistja e shndërruar në aktore, Cardi B, do të rikthehet me rol edhe në filmin e ardhshëm “Fast and Furious”. Lajmin e ka konfirmuar protagonist i këtij projekti, Vin Diesel.

Artistja nga Bronxi e shënoi debutimin në vazhdimin e nëntë të filmit të famshëm duke e portretizuar Leysan. Dhe tani, aktori Diesel i cili ka qenë pjesë e këtij projekti nga fillimi, ka lënë të nënkuptohet se personazhi i saj do të rikthehet edhe në filmin e dhjetë dhe final.