Showbiz

Megan Fox protagoniste e filmit horror “Till Death”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Aktorja e njohur hollywoodiane, Megan Fox, e cila për një kohë kishte pauzuar nga realizimi i filmave për t’u fokusuar në familjen e saj, siç duket ka vendosur të rikthehet fuqishëm me disa projekte të reja filmike.

I fundit është filmi i zhanrit horror, “Till Death”, ku ajo e portretizon Emman, një grua e cila zgjohet e lidhur për trupit të pajetë të burrit të saj, si pjesë e një komploti hakmarrjeje. Duket që kushdo që e ka vrarë bashkëshortin e Emmas, planifikon të kthehet për ta vrarë edhe atë. Në vend se ta shijoj një fundjavë të këndshme me partnerin, Emma detyrohet të luftojë shumë për të mbijetuar.