Showbiz

Jessie J shpërthen në lot teksa tregon për sëmundjen që po i rrezikon karrierën

 

Jessie J ka shpërthyer në lot teksa u ka bërë të ditur fansave për betejën e saj më sëmundjen Meniere, që shkakton probleme me veshin e brendshëm.

Këngëtarja britanike 33-vjeçare ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shihet duke kënduar këngën “I Want Love on Friday”, ndërkohë që tregon se i është kërkuar të konsultohet me terapist të të folurit në mënyrë që ai t’ia vëzhgojë gjendjen.