Showbiz

Macaulay Culkin me yll në Hollywood

Aktorët Macaulay Culkin dhe Michael B. Jordan, pritet të jenë në mesin e shumë artistëve që do të nderohen me yje në sheshin e njohur Hollywood Walk of Fame. Dyshja e aktorëve së bashku me Avril Lavigne dhe DJ Khaled janë katërshja në mesin e shumë njerëzve të filmit, televizionit, muzikës, teatrit dhe sportit, që pritet të nderohen me yje në sheshin e famshëm të Hollywoodit.

Aktorët Salma Hayek, Jason Momoa, Tessa Thompson, Ray Liotta, Ewan McGregor, Regina King, Willem Dafoe, James Hong, Helen Hunt, Adam McKay dhe Carrie Fisher, do të jenë yjet e filmit që do të nderohen për vitin 2022.

Ndërkaq, nga bota e televizionit, me yje do të jenë Tracee Ellis Ross, Ricky Gervais, Bob Odenkirk, Norman Reedus, Kenan Thompson, Byron Allen, Greg Berlanti, Peter Krause, Holly Robinson Peete, Jean Smart dhe Ming-Na Wen.

Bota e muzikës për vitin 2022 me yje do të bëjë Nipsey Husslen, The Black Eyed Peas, George Clinton, Jr., Ashanti Douglas, Los Huracanes del Norte dhe Martha Reeves.

Yje do të kenë edhe performuesit si Patti LuPone, Marilyn McCoo & Billy Davis Jr. dhe Angelica Vale.

Ylli i radios, Richard Blade, gjithashtu do të nderohet me yll. Përkrah tij do të nderohet edhe Michael Stahan, komentues i ligës së ragbit në SHBA.

Sipas “Walk of Fame”, 38 të nderuarit janë përzgjedhur nga një listë prej qindra kandidatëve.

Zyrtarët kanë thënë se datat për ceremonitë e shpalosjes së yjeve ende nuk janë bërë të ditura. Në këtë njoftim thuhet se për organizimin e ceremonive ekziston një afat prej dy vjetësh.