Showbiz

Tre fëmijët donin të dëshmonin ndaj Pittit

Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Aktorja, Angelina Jolie, ka pohuar se tre fëmijët që ka me ish-bashkëshortin Brad Pitt, po shpresonin të dëshmonin kundër tij në rastin gjyqësor për kujdestarinë e fëmijëve.

Jolie, 46-vjeçare, dhe Pitt, 57-vjeçar, të cilët finalizuan shkurorëzimin në vitin 2019, janë prindër të gjashtë fëmijëve, pesë prej tyre të mitur: Maddox, 19-vjeçar, Zahara, 16, Shiloh, 14, dhe binjakët Vivienne dhe Knox. Dokumentet e gjykatës nuk kanë treguar se kush prej fëmijëve kishte shprehur gatishmëri të dëshmonte kundër babait.

Në dokumentet e dhjetorit 2020, ekipi ligjor i Joliet kishte thënë se tre fëmijë kanë kërkuar të dëshmojnë në procedurat e kujdestarisë.

“Fëmijët që janë pjesë e procesit, janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar çështjen”, ka thënë një avokat i aktores amerikane.

Ekipi i saj ka bërë kërkesë në gjykatë për të tentuar diskualifikimin e gjykatësit John Ouderkirk që të largohej nga rasti.

Teksa Jolie dhe Pitt ishin pajtuar me gjykatësin Ouderkirk që detajet të ishin të mbyllura, aktorja ka thënë në muajin gusht se gjyqtari nuk është i besueshëm për shkak të lidhjeve profesionale që ka me një prej avokatëve të Pittit.

Gjykatësi Ouderkirk është mbajtur në rastin e dyshes në muajin tetor dhe në seancën e dhjetorit. Ekipi i aktores ka thënë se prania e gjykatësit e ka vështirësuar situatën në të cilën fëmijët kishin kërkuar të dëshmonin.

Ekipi i saj ka insistuar se gjykatësi ia ka mohuar aktores gjykimin e drejtë, duke përjashtuar provat për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve, që sipas tyre, kanë mundur të jenë vendimtare në rastin e saj.

Një burim ka thënë për revistën “Us Weekly”, se djali Maddox dha një deklaratë jo edhe aq të mirë për Bradin dhe se nuk e përdor mbiemrin Pitt nëpër dokumentet ligjore. Maddox dëshiron që ligjërisht të mbajë mbiemrin e nënës, por për këtë nuk është pajtuar aktorja.

Jolie në vitin 2016 bëri kërkesë për shkurorëzim nga Pitti, duke përmendur shëndetin e familjes. Para kërkesës besohet se patën një konflikt në aeroplanin privat nga Franca për në Los Angeles.

Gjatë atij viti, aktorja e kishte akuzuar Pittin se kishte sjellje abuzive ndaj të birit Maddox.