Showbiz

Jennifer Lopezi nuk ka qenë asnjëherë më e lumtur se tani

Jennifer Lopez nuk ka qenë asnjëherë më e lumtur se tani që është rikthyer me ish-të fejuarin, Ben Affleck.

Një burim i afërt me këngëtaren dhe aktoren e famshme amerikane ka thënë se ajo dhe Affleck janë të pandashëm dhe se Jennifer e ka menduar që moti se “kështu ishte e shkruar të ndodhte”.

“Ata janë të pandashëm dhe gjithçka po shkon shumë mirë, ajo nuk ka qenë asnjëherë më e lumtur”, ka thënë burimi.

Sipas burimit, edhe binjakët e J.Lo. janë të lumtur për bashkimin e nënës së tyre me Ben, pasi ata e duan shumë aktorin dhe mendojnë se ai është njeri argëtues.

Lopez dhe Affleck ishin të fejuar shumë vjet më parë mirëpo ishin ndarë pak para se të martoheshin.