Studioja “Lionsgate” gjendet prapa filmit të ri romantik dhe kriminalistik, “Die in a Gunfight”.
Filmi i ardhshëm amerikan i realizuar nga regjisori Collin Schifflim, në rolet kryesore i sjell aktorët, Diego Boneta dhe Alexandra Daddario. Madje nga kritikët, ky projekt është krahasuar me një version të përditësuar të veprës klasike të William Shakespeare, “Romeo and Juliet”.
Filmi e shtjellon historinë e dy faljeve rivale, Rathcart dhe Gibbon. Ben, një djalë i ri dhe rebel, bie në dashuri me Maryn, që është vajza e armikut të babait të tij. Në këtë mënyrë, dy të rinjtë e dashuruar përfshihen në një situatë të mbushur me dashuri, pasion, hakmarrje dhe tradhti, teksa mundohen ta bëjnë të pamundurën për ta ruajtur lidhjen e tyre.
“Die in a Gunfight” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga 16 korriku i këtij viti.