Showbiz

Maisie Peters ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me yllin Ed Sheeran

Maisie Peters ka nënshkruar kontratë me labelin e muzikantit Ed Sheeran, “Gingerbread Man Records”, si dhe e ka paralajmëruar lansimin e albumit debutues me titull, “You Signed Up For This”.

Albumi i parë i këngëtares do të publikohet për fansat më 27 gusht, bashkë me këngën e re “Psycho” e cila është bashkëshkruar nga, Ed Sheeran dhe Steve Mac.

“Bërja pjesë e labelit ‘Gingerbread’ është një ëndërr e shndërruar në realitet për mua. Unë jam rritur dhe inspiruar nga muzika e Edit dhe thjeshtë e adhuroj atë, njësoj sikurse shumë vajza të reja të cilat e kanë dëgjuar për herë të parë këngën ‘Lego House’. Prandaj është mahnitëse dhe e vështirë ta besojë që si 21-vjeçare, do të kem mundësi ta quaj atë mik, familja dhe mentor të përjetshëm, bashkë me gjithë ekipin e kësaj studio incizuese”, ka deklaruar Peters duke shtuar tutje, “Jam shumë e lumtur ta paralajmëroj albumin debutues “You Signed Up For This”, që në të vërtetë është puna më e rëndësishme e jetës sime dhe një prej arritjeve më të mëdha, që më bënë të ndihem shumë krenare. Unë mund të tingëllojë e njëanshme por shpresoj që ai të lansohet sa më shpejtë në mbarë botën, dhe të shndërrohet në albumin e preferuar të shumë njerëzve”.

Edhe ylli i njohur i muzikës, Ed Sheeran, ka deklaruar se ndihet i lumtur që ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me këngëtaren e mrekullueshme, Maisie Peters, e cila tash e tutje do të jetë artiste e labelit të tij, “Gingerbread Man Records”. Kantautori i njohur dhe shumëshpërblyer e quajti atë një artiste të veçantë, e cila vazhdon të dërgojë rrëfimin e tregimeve përmes muzikës së saj, në një nivel tjetër. Sheeran tha që mezi pret që publiku ta dëgjojë albumin debutues të Petersit.