Showbiz

Artikuj të ikonave të muzikës janë shituar për 5 milionë dollarë

 

Disa artikuj që dikur ishin pronë e ikonave të industrisë së muzikës, u shitën për një shumë afërsisht 5 milionë dollarë, gjatë një ankandi tre ditorë të organizuar në shtëpia e ankandeve “Julien’s”.

Në mesin e gjësendeve të shitura ishin edhe karikatura e portretit të muzikantit të ndjerë Kurt Cobain, piano e Elton Johnit dhe kitara elektrike e këngëtarit Prince.