Showbiz

Hugh Jackman protagonist i filmit fantastiko-shkencor “Reminiscence”

Foto: AP/Associated Press

“Reminiscence” titullohet filmi i ardhshëm amerikan i cili i takon zhanrit fantastiko-shkencor dhe e shënon debutimin regjisorial të Lisa Joy.

Ngjarja e tij fokusohet në historinë e Nicolas “Nick” Bannister, një veteran lufte i thyer dhe i vetmuar i cili jeton në Miami dhe është ekspert në një profesion të rrezikshëm. Ai u ofron klientëve të tij mundësinë për t’i rijetuar çfarëdo kujtime që ata dëshirojnë. Por jeta e tij ndryshon kur ai e takon një grua misterioze të quajtur, Mae. Ajo që fillon si një raport i thjeshtë, shndërrohet në një dashuri pasiononte mes tyre. Por kur kujtimet e një klienti tjetër e përfshijnë Maen në disa krime të dhunshme, Nick detyrohet të thellohet në botën e errët të së kaluarës, për ta zbuluar të vërtetën për gruan me të cilën ka rënë në dashuri.

Në film luajnë aktorët Hugh Jackman, Rebecca Ferguson, Thandiwe Newton, Cliff Curtis, Marina de Tavira, Daniel Wu, Mojean Aria, Brett Cullen, Natalie Martinez, Angela Sarafyan dhe Nico Parker.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Reminiscence” planifikohet të lansohet nga studioja “Warner Bros.”, më 20 gusht të këtij viti, si dhe në të njëjtën kohë do të fillojë së transmetuari në platformën digjitale, HBO Max.