Brad Pitt merr kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve pas një beteje të gjatë gjyqësore
Pas një beteje gjyqësore prej 5 vjetësh, Brad Pitt e ka fituar betejën për kujdestarinë e fëmijëve me ish- bashkëshorten e tij, Angelina Jolie.
Mediat amerikane raportojnë të enjen, se gjykatësi John Ouderkik vendosi që kujdestaria për 5 fëmijët e mitur të Brad Pittit dhe Angelina Joliet të ndahet 50 - 50, ndërsa vendimi nuk vlen për djalin e tyre 19-vjeçar, Madoxx.
Sipas tabloidit TMZ, aktorja Jolie nuk e ka pritur mirë këtë vendim, ndërsa 57-vjeçari duket se është në “qiellin e shtatë”.
Angelina kishte kërkuar që të merrte e vetme kujdestarinë, por gjykatësi nuk kishte besuar te frazat që Brad nuk është një prind i përkushtuar ndaj fëmijëve.
Gjykatësi e mori vendimin pas shumë muajsh hetim të hollësishëm dhe me profesionistë për fëmijë. Pas shpalljes së vendimit, Brad Pitt ka mundësi që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij. \ a2news