Showbiz

Justin Hartley besohet se është martuar me aktoren Sofia Pernas

Descriptive Text

Ylli i serialit hit “This Is Us”, Justin Hartley, besohet se në fshehtësi është kurorëzuar me aktoren, Sofia Pernas, pas vetëm një viti lidhjeje. Kështu bënë të ditur revista prestigjioze “People”.

Sipas një publikimi të fundit në këtë revistë, Justin dhe Sofia, së fundmi u panë së bashku në ceremoninë “MTV Movie & TV Awards” e cila u mbajt të dielën mbrëma, dhe ku e shënuar debutimin e parë si çift mbi qilim të kuq. Por, ajo që mori vëmendjen e publikut, përveç faktit se sa të lumtur dukeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit, ishin unazat e martesës në gisht.

Spekulime rreth një martese të mundshme mes dy aktorëve kishte edhe në fillim të këtij muaji, kur ata u panë në një plazh në Malibu dhe ku të dy mbanin unaza martese në gisht.

44-vjeçari Hartley dhe 31-vjeçarja Pernas, e filluan lidhjen ne qershor të vitit të kaluar, kurse romancën e tyre e bënë publike në Instagram në natën e Vitit të Ri.

Justin Hartley ishte i martuar me aktoren Chrishell Stause nga viti 2017 deri më 2019, kurse shkurorëzimin e kishte finalizuar në shkurt të këtij viti. Kjo ndarje bëri goxha bujë në mediat botërore, pasi Stause deklaroi se bashkëshorti i saj, krejt papritur ia kishte dorëzuar kërkesën për shkurorëzim.

Aktori i njohur po ashtu kishte qenë i martuar me kolegen e tij nga seriali “Passions”, Lindsay Korman, nga viti 2004 deri më 2012. Nga kjo lidhje Hartley e ka një vajzë 16-vjeçare të quajtur, Isabella.

{gallery}