Showbiz

Microsofti e hetoi Gatesin për një lidhje me një punonjëse të kompanisë

The Wall Street Journal ka zbuluar se anëtarët e bordit të korporatës së Microsoft morën një vendim në vitin 2020 për bashkëthemeluesin Bill Gates që të hetohej për një marrëdhënien romantike të miliarderit me një punonjëse të kompanisë.

Duke cituar burime, The Journal raportoi se anëtarët e bordit që shqyrtuan këtë çështje punësuan një kompani ligjore në fund të vitit 2019 për të kryer një hetim pasi një inxhiniere e Microsoftit pretendoi në një letër që ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me Gates për disa vjet.

Gazeta raportoi se Gates dha dorëheqjen para se të mbaronte hetimi i bordit.

Një zëdhënëse e Gates e pranoi për The Journal se kishte një lidhje gati 20 vjet më parë dhe se ajo përfundoi "miqësisht". Zëdhënësja i tha The Journal se "vendimi i tij për dorëheqje nga bordi nuk ishte në asnjë mënyrë i lidhur me këtë çështje."

Kur u largua nga bordi i Microsoftit vitin e kaluar, Gates ka zjëmë se po tërhiqej për t'u përqëndruar në filantropi.

Në fillim të këtij muaji, Bill dhe Melinda Gates njoftuan se ata ishin divorcuar pas 27 vitesh martesë por do të vazhdonin të punonin së bashku në fondacionin Bill dhe Melinda Gates, një nga fondacionet më të mëdha bamirëse në botë. Gates ishte ish-personi më i pasur në botë dhe pasuria e tij vlerësohet në mbi 100 miliardë dollarë.

The New York Times njoftoi se Gates kishte zhvilluar "një reputacion për sjellje të dyshimtë në mjediset e lidhura me punën".

Times raportoi se të paktën në disa raste, Gates u bëri uverture grave që punuan për të në Microsoft dhe në fondacionin e tij.