Lojtari i famshëm amerikan i Bejsbollit, Alex Rodriguez, raportohet të mos ndihet aspak mirë rreth thashethemeve se ish-e fejuara e tij, Jennifer Lopez, tashmë i është rikthyer lidhjes së vjetër, me Ben Affleck.
Rodriguez dhe Lopez kanë konfirmuar ndarjen e tyre muaj më parë, duke konsideruar se do të ishin më mirë “vetëm si shokë”.
Ata ishin në lidhje për dy vjet, ndërkohë që, vitin e kaluar u patën fejuar, e po planifikonin që këtë vit të kurorëzonin dashurinë e tyre edhe me martesë. Mediat kanë raportuar, se problemet me xhelozinë janë ato që kanë çuar çiftin e famshëm që t’i japin fund lidhjes. Sipas burimeve të afërta me Lopez, ajo po ndihej keq pasi vazhdimisht po dëgjonte fjalë se i fejuari i saj po e tradhëtonte me femra të tjera.

Vetëm pak kohë pasi që, që J.Lo. dhe A.Rod., janë ndarë, këngëtarja dhe aktorja amerikane ka nisur të takohet me ish-të fejuarin e saj, aktorin Ben Affleck, më të cilin kishte pasur lidhje para 17 vjetëve.
Mediat kanë raportuar se Lopez dhe Affleck, po kalojnë kohë së bashku në Montana dhe se janë shumë të lumtur.
Mirëpo, kjo duket se i ka penguar Rodriguezit i cili kishte pritur që do të ishte vërtetë shok i Lopezit.
“Kjo definitivisht e ka lënduar egon e tij. Alexi ishte i lumtur që ai dhe Jennifer do të vazhdonin të ishin miq”, ka thënë një burim i afërt me Rodriguez.
Njëjtë si me Rodriguezin, Lopezi ishte ndarë para 17 vjetëve edhe me Affleckin. Ata fillimisht ishin fejuar dhe po planifikonin martesën, mirëpo i kishin dhënë fund lidhjes së tyre pak kohë para se t’i drejtoheshin altarit.
