Russell Crowe është duke punuar me regjisorin Gary Fleder për të luajtur rolin kryesor në filmin triller “Poker Face”.
Siç raporton “Deadline”, Crowe do të luajë në këtë film rolin e Jake, i cili është një miliarder i teknologjisë që mbledh miqtë e tij të fëmijërisë në shtëpinë e tij në Miami për atë që do të kthehet në një lojë me poker”.
Regjisori Gary Fleder më parë ka punuar edhe me Sylvester Stallone për filmin triller “Homefront” dhe në serialin komedi “The Bold Type”.
Ndërkaq, Crowe, 57-vjeçar sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “Thor: Love and Thunder”, ku luan rolin e Zeusit.