Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dafina Zeqiri do të sjellë së shpejti këngën “Japa”

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë një këngë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetet sociale, duke treguar se titulli i këngës do të jetë “Japa” e që pritet të vijë si pjesë e dytë e këngës “Vuj, vuj, vuj”.

Dafina tashmë është duke xhiruar videoklipin e këngës, derisa nga pamjet e para që ka publikuar, ajo do të vijë me flokë të shkurtër dhe e veshur me rroba me ngjyrë të gjelbër.

Daffy ka publikuar dy muaj më parë këngën e saj të fundit të titulluar “Duro” e cila përcjellë mesazhin e luftimit të depresionit. Kënga është mirëpritur nga fansat ndërkohë që është thënë se ajo ka ndihmuar shumë njerëz të tejkalojnë gjendjen e keqe psikike. 

Edhe kënga “Japa” do të jetë pjesë e albumit “Dafinë moj” të cilin Dafina e ka paralajmëruar kohë më parë.