Showbiz

Janë publikuar pamjet e para të dokumentarit “P!NK: All I Know So Far”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Pink e ka ndarë me fansat trilerin e dokumentarit të saj të ri “P!NK: All I Know So Far”, të realizuar nga plartforma “Amazon Prime Video”.

I krijuar nga regjisori i filmit “The Greatest Showman”, Michael Gracey, dokumentari e ndjekë këngëtaren në prapaskenat e turneut të vitit 2019, “Beautiful Trauma Tour”, teksa përpiqet t’i balancojë rolet e saj si nënë, grua, afariste dhe performuese. Kështu, publiku dhe fansat e Pinkut do të kenë mundësi të shohim edhe momente intime, nga jeta personale e këngëtares së njohur amerikane.