Showbiz

Seth Rogen nuk do të bashkëpunojë më me James Francon

Foto: AP/Associated Press

Aktori Seth Rogen nuk planifikon të punojë sërish me James Francon, pasi ai është akuzuar për sjellje të pahijshme dhe ngacmim seksual.

Ylli 39-vjeçar i kinematografisë ka bashkëpunuar më herët me aktorin Franco, në realizimin e filmave “Pineapple Express”, “This Is the End”, “The Interview” dhe “The Disaster Artist”. Pavarësisht se më parë kishte deklaruar se më shumë dëshirë i realizon filmat me mikun e tij, si duket ai ka ndërruar mendje tani që pesë gra të ndryshme e kanë akuzuar Francon për sjellje të pahijshme.

Në vitin 2019, James Franco dhe partnerët e tij nga shkolla e filmit dhe regjisë, “Studio 4”, e cila u themelua në vitin 2014 por u mbyll tri vjet më vonë, u akuzuan nga dy gra të cilat deklaronin se studentet e kësaj shkolle ishin shfrytëzuar seksualisht. Aktori i kundërshtoi këto akuza duke pretenduar se ato ishin të uritur për vëmendje dhe kishin bërë akuza false ndaj tij.

Dyshja ranë dakord të heqin dorë nga pretendimet e tyre individuale, pasi arritën një marrëveshje në shkurt të këtij viti, por elemente nga ky proces gjyqësor mund të rishfaqen në të ardhmen.

Muajin e kaluar Charlyne Yi e quajti Francon një grabitqar seksual, si dhe pretendoi që Seth Rogen e ka ndihmuar atë në veprimet e tij.

Kur u pyet për këto akuza, Rogen tha: “Ajo që mund të them është se unë e përçmoj abuzimin dhe ngacmimin, dhe kurrë nuk do t’i mbuloja ose fshehja veprimet e dikujt që e bënë këtë”.

Aktori gjithashtu deklaroi se asnjëherë me vetëdije nuk do ta vendoste dikë në një situate, ku do të rrethoheshin nga persona që bëjnë veprime të këtilla.