Showbiz

Taylor Swift do të nderohet me shpërblimin “Ikonë Globale”

Foto: AP
Foto: AP
 

Ylli amerikan i muzikës do të nderohet me çmimin special “Ikonë Globale”, në edcionin e sivjetmë të ndrajes së shpërblmeve “BRIT Awards 2021”.

Ngjarja e njohur muzikore do të mbahet në arenën “O2” të Londrës, të marten më 11 maj dhe do t’i mirëpres rreth 4 mijë njerëz në sallë, si pjesë e programit hulumtues që po testohet aktualisht nga Qeveria britanike për ta shqyrtuar rrezikun e bartjes së COVID-19 në këtë ngjarje. Rreth 2.500 bileta u janë ofruar falas punëtorëve shëndetësorë, që shërbyen në frontin e parë gjatë pandemisë.