Showbiz

Ben Affleck uron ish-bashkëshorten për Ditën e Nënës

Ben Affleck ka nderuar Jennifer Garner në Ditën e Nënës.

Të dielën, aktori 48-vjeçar ka ndarë urim të veçantë për ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ka tre fëmijë, dy vajza, Violeten 15-vjeçare, Serafinën 12-vjeçare dhe një djalë të quajtur Sam i cili është 9-vjeçar.

“Jam shumë i lumtur që i ndaj këta fëmijë me ty. Prindërit më me fat në botë. Faleminderit për të gjitha të mirat që bën. Urime Dita e Nënës”, ka shkruar Affleck duke shpërndarë fotografi të vjetra me Garnerin dhe fëmijët, përfshirë edhe një foto familjare që e kishin bërë për Halloween.

Affleck kishte thënë se ai dhe Garner gjithmonë kanë qëndruar të bashkuar për fëmijët.