Showbiz

“Llapi” tregon sa kilogramë ka humbur

Mbipesha konsiderohet problem global të cilin e vuajnë gjenerata të ndryshme në botë. Ky kompleks është edhe më i shprehur te personazhet publike të cilat prioritet e kanë edhe dukjen.

Disa nuk arrijnë asnjëherë të arrijnë rezultatet e dëshiruara, derisa për disa të tjerë, disiplina në dietë dhe palestër është parësore.

Në mesin e këtyre të fundit bën pjesë edhe aktori Kushtrim Qerimi, i cili nga publiku i gjerë, më së miri njihet si llapjani i serialit "O sa mirë". Se sa kilogramë ka humbur, aktori ka treguar në emisionin “N’Gas’z” të KTV-së.


“Llapi” tregon sa kilogramë ka humbur by kohanet