Bill Gates ka transferuar 1,8 miliardë dollarë në fondin e ish-bashkëshortes së tij Melinda Gates, një ditë pasi kanë bërë publik lajmin se do të divorcohen.
Ky është transferi i parë që do të bëhet tek çifti, si pjesë e ndarjes së shumë aseteve mes tyre për shkak të divorcit.
Themeluesi i Microsoftit është njeriu i katërt më i pasur në botë, me një pasuri në vlerë prej 130 miliardë dollarësh.
Ai dhe Melinda kanë qenë të martuar për 27 vjet dhe kanë tre fëmijë të rritur ndërkohë së fundmi lajmëruar se janë duke i ndërruar rrugët.
Vetë Melinda ka shkruar në aplikacionin e saj të divorcit se martesa e tyre “është bërë e pakthyeshme”.
Divorci i një prej çifteve më të famshme në botë nuk është finalizuar ende në gjykatë ndonëse ata tashmë janë marrë vesh për ndarjen.
Ndërkohë, siç është bërë e ditur, Bill i ka dhënë Melindës aksione në vlerë prej 1,5 miliardë dollarësh në Kompaninë Kombëtare të Hekurudhave në Kanadë. Ai po ashtu i ka dhënë asaj aksione në vlerë prej 300 milionë dollarësh në AutoNation.
Aksionet janë trasnferuar nga Cascade Investment LLC, që është një kompani investuese e menaxhuar nga Gates.