Showbiz

Leonardo DiCaprio do ta ripërpunojë filmin e shpërblyer me çmim akademik “Another Round”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Filmi i regjisorit Thomas Vinterberg, “Another Round”, do të ripërpunohet në versionin amerikan dhe rolin kryesorë në të do ta luajë aktori, Leonardo DiCaprio.

Ky projekt i cili në ceremoninë e fundit “Oscar” u nderua me çmim në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtarë”, në rolin protagonist e kishte aktorin Mads Mikkelsen. Ai e rrëfen historinë e një burri në moshë të mesme i cili eksperimenton me rritjet e nivelit të alkoolit në gjak, në baza ditore.