Showbiz

Lipa, mahnitëse si ambasadore e “PUMA”-s

Lipa, mahnitëse si ambasadore e “PUMA”-s
 

Këngëtarja me famë botërore dhe me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, është shfaqur mahnitëse në fotografitë e publikuara, në kuadër të reklamës më të fundit të atleteve të reja “PUMA”. Interpretuesja 25-vjeçare e hitit “Don't Start Now” ka pozuar për fotografi e veshur në të zeza, duke i vënë në linjat e saja të hijshme trupore. Dukjes së saj ajo ia shtoi atletet “Suede Mayu” nga brendi PUMA. Kishte vendosur edhe stoli nga ari dhe argjendi. Ndërkaq flokët i kishte të lidhur dhe kishte bërë një grim glamuroz.

Këto fotografi vijnë pasi që Dua ka publikuar veçse disa fotografi me të dashurin e saj Anwar Hadid në një restorant në Londër, teksa po festonin lansimin e këngës së tij të parë “[email protected]”.