Showbiz

Bebe Rexha do të mbajë koncert online më 20 maj

Bebe Rexha ka bërë të ditur se do të mbajë koncert online ku do të performojë këngët e albumit të saj më të ri të titulluar “Better Mistakes”.

Këngëtarja shqiptare ka thënë se ngjarja e drejtpërdrejtë do të realizohet më 20 maj ndërkohë që xhirimi i performancës së saj do të mund të rikthehet për tu shikuar, brenda 24 orëve nga momenti i publikimit.

“Jam e entuziazmuar që do të performojë këngë të reja për herë të parë. Performanca e këngëve të albumit “Better Mistakes” do të zhvillohet më 20 maj dhe do të jetë e ritransmetueshme për 24 orë. Dëgjoni këngët e albumit më të ri të performuara për herë të parë”, ka shkruar Rexha në llogarinë e saj në Twitter, duke shtuar se tashmë janë në shitje edhe biletat e koncertit.

Kujtojmë se Bebe ka sjellë këtë muaj këngën e saj më të re, dhe të parën nga albumi më i ri, të titulluar “Sabotage”.