Showbiz

Bëhen të ditura nominimet për shpërblimin “MTV Movie & TV Awards”

Bëhen të ditura nominimet për shpërblimin “MTV Movie & TV Awards”
 

Seriali i studios “Disney+” në të cilin luajnë aktorët Elizabeth Olsen dhe Paul Bettany, “WandaVision”, po e kryeson listën e të nominuarve për çmimet “MTV Movie & TV Awards”, në kategoritë për televizion.

Ky projekti arriti t’i fitojë gjithsej pesë nominime në kategoritë “Seriali më i mirë”, “Heroi më i mirë”, “Performanca më e mirë në serial”, “Personazhi i lig i preferuar” dhe “Zënka më e mirë në ekran”.