Showbiz

Justin Bieber do ta ketë një paraqitje të vogël në shoun special “Friends”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Ylli 27-vjeçar i muzikës pop, Justin Bieber, do ta ketë një paraqitje të vogël në shoun ribashkues “Friends”. Këngëtari është bindur nga producentët e këtij projekti special që ta vesh kostumin e famshëm të personazhit Ross Geller, të njohur me emrin ‘Spudnik’ e që në fakt është një patate.

Kështu, Bieber do të jetë pjesë e një episodi të shout ikonik të cilin publiku ka kohë që po e pret të rikthehet në ekran.